Duhet një zëvendësues për Imobilen, Tare tenton talentin e Shalkes ose Dembelenë

Çfarë i mungon  Lacios për të qenë plotësisht i kompletuar për sezonin e ri? Një sulmues, i cili mund të zëvendësojë Çiro Imobilen në çdo rast. Tare është ende duke punuar në këto orë të fundit të merkatos për ta gjetur edhe përforcimin e fundit.

Në ekip është ende ekuadoriani Kisedo, i kërkuar me ngulm nga Rajo Valekano në Sapnjë. Tare, pasi nuk arriti të merrte nga Bryzhi brazilianin Uesli, ka vënë në shënjestër talentin e Shalkes, Embolo, i cili është pjesë e kombëtares së Zvicrës.

Po ashtu, ai po ndjek me vëmendje edhe lojtarin e Selltikut, Dembele. Njëri nga këta të dy mund të bashkohet me Lacion para mbylljes së merkatos. / Vipsport.al