

Talentet shqiptare në Maqedoni janë kthyer së fundmi në fokusin kryesor të FSHF-së për përforcimin e përfaqësueseve të saj. Nëse më parë vëmendja ishte e drejtuar nga Kosova, duket se me krijimin e kombëtares kosovare, FSHF po i kushton më shumë vëmendje futbollit në Maqedoni, duke u përpjekur të afrojë talentet shqiptare që dalin nga ai, për të mos humbur më emra të tjerë si Bardhi, Musliu, Ibraimi apo Alioski.
Sipas “infosport.mk”, përfaqësueses U21 të Shqipërisë do t’i bashkohen që në shtator tre emra të rinj nga futbolli maqedonas. Besir Ramadani i FC Shkupit, si dhe Omar Imeri e Arbin Zejnullai të Tetovës, kanë zgjedhur të veshin fanellën kuqezi në të ardhmen dhe do ët ftohen nga Alban Bushi për grumbullimin e radhës.
Në shtator, Shqipëria U21 do të luajë ndeshjen e kualifikueseve të Europianit ndaj Spanjës, ndërsa më pas do të zhvillojë një miqësore ndaj Italisë, ku Bushi do të ketë mundësi të shohë më mirë në veprim lojtarët nëse nuk plotësohet në kohë dokumentacioni për pajisjen e tyre me pasaportën shqiptare. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Sulmuesi i ekipit surprizë që ka një formacion nga Flamurtari: Do të jemi dinjitozë, këtu erdhëm me meritë
Arbër Dhrami është një nga sulmuesit.
Sulmuesit e Superiores japin “shou” në Kategorinë e Parë, ka edhe kampionë në inferiore
Në Kategorinë e Parë, normalisht që.
Demo një zbulim te Luftëtari i Ahmatajt: Kjo skuadër mbijeton sepse ka kualitete
Aurel Demo, 22-vjeçari nga Kuçova është.
Leave a Comment