De Laurentis aludon se Roma e Liverpuli kanë të njëjtin pronar, Palota përgjigjet me batutë

Ka nisur tashmë një luftë e fortë në distancë mes Napolit dhe Romës. Presidenti i skuadrës së Hysajt, De Laurentis, ka thënë pak më parë se Roma dhe Liverpuli kanë të njëjtin pronar, ndaj dhe Alison shkoi në Angli.

“I kisha bërë një ofertë Romës prej 60 milionë eurosh për portierin Alison, por ai shkoi te Liverpuli. Një “zog” më tha se këto dy klube kanë të njëjtin pronar”, – u shpreh presidenti i Napolit.

E menjëhershme ishte përgjigja e Xhejms Palotës, presidentit të Romës, i cili ka lëshuar një batutë: “Nuk e di se çfarë tymosin në Napoli, çfarë tymos Laurentis a Napoli? Por, nise ai flet sërish me “zogun”, do të zbulojë se ne gjithashtu zotërojmë edhe Barcelonën dhe Bajernin”.  / Vipsport.al