Daci synon të bëhet kuqezi, nis procedurat për marrjen e pasaportës shqiptare

Erdon Daci, një ndër sulmuesit më premtues shqiptarë, brenda kësaj jave pritet të fillojë procedurat për pajisje me pasaportë shqiptare, pasi synon të mbajë veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë

Futbollisti nga Shkupi, i cili javë më parë iu bashkua skuadrës turke së Eskishehirspor në formë huazimi nga radhët e Konjaspor, shihet si e ardhmja e kombëtares “kuqezi.

Edhe trajneri i u-21, Alban Bushi kërkon ta marrë te kombëtarja e Shpresave.

Është ky një lajm shumë pozitiv për vetë Erdon Dacin dhe karrierën e tij, që me siguri se do të ndikonte pozitivisht një ftesë në kombëtare./Veronik Istrefaj – vipsport.al/