Cungu shpërthen kundër gjeorgjianëve: Ne nuk jemi refugjatë!

Nesër në orën 9, Kukësi do të përballet kundër skuadrës gjeorgjiane, Torpedo, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Europa League”.

Në konferencën e tij për shtyp, trajneri i verilindorëve, Armando Cungu pranoi se situata në skuadrën e tij nuk është shumë pozitive, për shkak të problemeve me pasaportat të katër lojtarëve të tij, Rexhinaldo, Ethemi, Maliqi dhe Maloku kanë pasur probleme me udhëtimin në Gjeorgji, për shkak se nuk u njihen pasaportat.

Në fjalën e tij për mediet gjeorgjiane, Cungu u shpreh: ” Atmosfera në ekip nuk është shumë pozitive, por do e lëmë pas këtë situatë. Ne jemi këtu për të luajtur futboll. Ne jemi lojtarë dhe jo politikanë. Na kanë krahasuar refugjatë, e papranueshme.

Unë kurrë nuk kam parë ose dëgjuar ndonjëherë diçka të tillë. Fajtori këtu është ose shteti gjeorgjian, ose ekipi mikpritës”,- përfundoi Cungu.

I pranishëm në konferencë ishte edhe kapiteni i verilindorëve, Ylli Shameti. Mbrojtësi gjirokastrit tha në fjalën e tij: “Skuadra jonë ka një mundësi shumë të mirë që të kalojë në turin tjetër të “Europa League”. Sa i takon atmosferës në skuadër, më duhet ta pranoj, nuk është shumë e mirë.

Gjithsesi, ne do të përqëndrohemi maksimalisht te ndeshja dhe do të kërkojmë vetëm rezultatin pozitiv”./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories