Cungu merr një lajm të mirë, i jepet viza lojtarit që ka projektuar si titullar

Problemet e Kukësit para ndeshjes me Torpedon, duket se nuk do të përfundojnë, por pas gjithë këtyre problemeve, në kampin verilindor ka ardhur një lajm i mirë.

Sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo është pajisur me vizë nga pala gjeorgjiane dhe gjatë pasdites së sotme, ai ka fluturuar drejt Gjeorgjisë, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Cungu për ndeshjen ndaj gjeorgjianëve. Ky lajm, është bërë i ditur nga vetë lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Ai ishte projektuar si titullar nga tekniku shkodran, por duke qenë se është ndarë nga grupi dhe vetëm orët e para të mëngjesit do të arrijë në Gjeorgji, nuk dihet nëse do të luajë apo jo. Gjasat që të luajë titullar janë të pakta, pasi sulmuesi është i lodhur, ndërkohë që në pjesën e dytë, mund të ketë disa minuta për të. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/