“Çmenden” drejtuesit e Bajernit, bëjnë gati dy goditje… për merkaton e ardhshme

Shumë pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e merkatos përfundimisht në Europë, ndërkohë që shumë kampionate e kanë mbyllur zyrtarisht. Në kushte të tilla, disa skuadra kanë mbetur të pakënaqura nga afrimet e bëra deri më tani dhe kanë filluar që të mendojnë për merkaton e verës së vitit tjetër.

Bajern Mynihu është një ndër ekipet që ka bërë edhe planin se kë lojtarë do të afrojë në skuadër. Sipas gazetës gjermane “Bild”, bavarezët do të tentojnë të afrojnë në “Allianz Arena” sulmuesin e Atletikos, Antuan Grizman. Për sulmuesin francez, drejtuesit e Bajernit janë të gatshëm të ofrojnë plot 200 milionë euro.

Një tjetër emër i mundshëm për merkaton e Bajernit, është edhe ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dibala për të cilin bavarezët shpresojnë që të paguajnë më pak se për Grizmanin. Natyrisht, deri në verë tjetër mund të ndryshojë gjithçka, duke qenë se pas disa muajsh, është merkatoja e dimrit dhe mund të ketë lëvizje. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/