Çelsi rrezikon të penalizohet nga UEFA, shkak bëhen futbollistët

Një ndër skuadrat që ka më shumë lojtarë, është Çelsi duke qenë se përveç numrit të futbollistëve që ka regjistruar për sezonin e ardhshëm, ka edhe 31 të tjerë të cilët i ka huazuar në skuadra të tjera.

Duke nisur nga huazimi i fundit i Bakajokos te Milani e te shumë të tjerë të rinj të cilët presin që të shpërthejnë në skuadrat ku janë, blutë e Londrës duket se e kanë siguruar të ardhmen edhe nëse nuk bëjnë merkato. Në fakt, UEFA po mendon që të vendosë një rregull të ri sa i përket numrit të huazimeve.

Kështu, në rregullin e ri parashikohet që të ketë një limit të lojtarëve të cilët huazohen dhe natyrisht, Çelsi mund të merret si shembull për këtë. Sezonin që kaloi, Batshuai ishte i huazuar te Dortmundi dhe vetëm 6 muaj më vonë kaloi në Spanjë te Valencia. Ky është një rast, ku lojtarët dëmtohen nga huazimet dhe ndryshimet e shumta të ambienteve dhe UEFA po mendon që ta reduktojë këtë fenomen. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Lista e lojtarwve tw huazuar:

Michy Batshuayi (Valencia)

Tiemoue Bakayoko (AC Milan)

Kurt Zouma (Everton)

Kenedy (Newcastle United)

Mario Pasalic (Atalanta)

Kenneth Omeruo (Leganés)

Danilo Pantic (Partizan)

Trevoh Chalobah (Ipswich Town)

Joao Rodriguez (Tenerife)

Josimar Quintero (Lieida Esportiu)

Matt Miazga (Nantes)

Nathan Baxter (Yeovil Town)

Jamal Blackman (Leeds United)

Eduardo (Vitesse)

Jake Clarke-Salter (Vitesse)

Jay Dasilva (Bristol City)

Reece James (Wigan Athletic)

Tood Kane (Hull City)

Baba Rahman (Schalke)

Dujon Sterling (Coventry City)

Fikayo Tomori (Derby County)

Victorien Angban (Metz)

Lewis Baker (Leeds United)

Charlie Colkett (Shrewsbury Town)

Jacob Maddox (Cheltenham Town)

Mason Mount (Derby County)

Nathan (Atletico Mineiro)

Ruben Sammut (Falkirk)

Kyle Scott (Telstar)

Kasey Palmer (Blackburn Rovers)

Ola Aina (Torino)