Botërori i çudirave vazhdon ende, rreth 100 tifozë kërkojnë azil në Rusi

Botërori i Rusisë që u zhvillua këtë verë, ka qenë ndër më të çuditshmit, si në ndeshjet e futbollit, ashtu edhet jashtë stadiumeve. Shpesh herë, ndeshjet janë shoqëruar nga komente të shumta, të cilat nuk lidheshin vetëm me lojën që zhvillohej por edhe me shumë detaje të tjera, si tifozët apo edhe mungesa e birrave e pikturat e ndryshme nëpër mure pallatesh.

Megjithëse Kupa e Botës ka më shumë se 1 muaj që ka përfunduar, çudirat vazhdojnë të jenë prezente duke qenë se “Moscow Times” raporton se janë rreth 100 persona nga vendeve të ndryshme, që kanë hyrë në rusi si tifozë dhe kanë kërkuar azil politik për t’i shpëtuar luftës që po zhvillohet në shtetet e tyre.

Lajmi u konfirmua nga vetë këshilltarja për çështjet e emigracionit, Varvara Tretiak e cila pranon se Botërori ka ndihmuar njerëzit për të hyrë në Rusi dhe tashmë kërkojnë azil por që shanset për ta përfituar, janë thuajse zero. Kryesisht, tifozët janë nga Somalia, Nigeria, Bangladeshi, Jemeni e Afganistani. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/