Blindohet prapavija, Flamurtari siguron mbrojtësin e Dinamo Bukureshtit

Sezoni i fundit ishte një dështim për Flamurtarin duke qenë se për më shumë se gjysmën e sezonit, kuqezinjtë ishin në vendin e dytë dhe rivalizonin me Skënderbeun, por në fund ata rrezikuan seriozisht edhe rënien nga Kategoria. Duke dashur të evitojnë edhe një sezon tjetër të tillë, drejtuesit e Flamurtarit kanë ndërhyrë në merkato, duke bërë disa afrime cilësore.

Gjatë ditës së djeshme, firmosi Argjent Mustafa i cili kishte disa ditë që stërvitej me Flamurtarin, ndërkohë që ditët në vijim pritet që të vijë një mbrojtës nga Rumania. Bëhet fjalë për Kristian Sergiu Popoviçin, i cili aktivizohet me Dinamon e Bukureshtit.

Mbrojtësi është shumë pranë firmës me Flamurtarin dhe kjo konfirmohet edhe nga ndeshjet në kampionat, ku në tre takimet e para, ishte titullar me skuadrën dhe luajti për 90 minuta, ndërkohë që në ndeshjen e fundit ndaj Vitorulit, ai nuk u grumbullua fare me skuadrën e tij. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/