Bielsa i tregon derën Ekubanit, “Gjej një ekip tjetër!” Flamurtari fërkon duart

E ardhmja e ish-sulmuesit te Partizanit, Kaleb Ekuban duket se është larg kampionatit anglez, duke qenë se me Lidsin nuk po arrin të japë asgjë nga sa pret trajneri Bielsa. Mediat britanike, raportojnë se Bielsa i ka kërkuar Ekubanit që të gjejë një skuadër tjetër, në mënyrë të ketë mundësi të rritet më shumë profesionalisht.

Dëshira e Bielsës, është që Ekubani të largohet, por të mbetet në Angli që të ketë mundësi të ambientohet më shumë me atë kampionat, ndërkohë që një pistë tjetër e mundshme është edhe Flamurtari i Vlorës. Duke ditur afrimet që Flamurtari ka bërë këto kohë, padyshim që Ekuban do të ishte një armë tepër e fortë për vlonjatët në luftën për titullin kampion.

“Kur ke shumë lojtarë në të njëjtin rol, është e pamundur që t’i mbash të gjithë. Me pak sakrificë, mund të mbash shumë lojtarë nëse arrijnë të luajnë edhe në role të tjera. Për shembull, Anita, O’Kejn dhe Ekuban luajnë në të njëjtin pozicion dhe natyrisht nuk mund t’i mbaj të tre, por as Anitën nuk mund ta largoj. E mira është që Ekuban të gjejë një skuadër tjetër për huazim dhe të ketë minutat e duhura në dispozicion”, u shpreh Bielsa. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/