Barcelona e largon kroatin, PSG dhe Monako janë gati të paguajnë shifrën e kërkuar nga katalanasit

Ivan Rakitiç nuk e ka të gjatë te Barcelona. Finalisti i botërorit “Rusi 2018” nuk është më në planet e teknikut Ernesto Valverde, i cili e ka nxjerrë në shitje.

Edhe pse ka një klauzolë prej 160 milionë eurosh, Barcelona do të pranojë çdo ofertë mbi 15 milionë, sipas medieve spanjolle.

Me moshën jo më në favor të tij dhe me opsione të shumta në repartin e mesfushës te blaugranasit, edhe Rakitiç do të preferonte të largohej në një skuadër me më pak rivalitet dhe ku i garantohet roli i liderit.

Financiarisht, PSG e kënaq ylli kroat, por nuk i garanton vendin në formacion javë pas javë. Ndërsa skuadra tjetër franceze, Monako është gati t’i plotësojë kërkesat mesfushorit kroat, pasi ka hapësira në mesfushë pas largimit të Zhao Mutinjo drejt Premier Ligës./Veronik Istrefaj – vipsport.al/