Argjentina gjen zgjidhjen për stolin, 4 muaj do të drejtohet nga Aimar dhe Skaloni

Do të ketë shumë shpejt të reja të rëndësishme në lidhje me stolin e Argjentinës, që ka mbetur “jetim” pas largimit të Horge Sampaolit. “Radio Continental” bën me dije se Federata Argjentinase e Futbollit nuk do që të nxitohet për emërimin e trajnerit të ri.

Në këto kushte, drejtimi i skuadrës për katër muajt e ardhshëm, sipas të gjitha gjasave, do t’i besohet dy ish-futbollistëve të Argjentiës, Pablo Aimarit dhe Lionel Skalonit. Në fund të këtij vitit, do të zyrtarizohet trajneri i ri,q ë do të jetë një emër i madh.

Poketino është ëndrra për stolin e Argjentinës dhe në fakt duket se do të mbetet e tillë, sepse është shumë e vështirë që ai të shkëputet nga Totenhemi. / Vipsport.al