Analiza e sezonit / Me të rinj për mbijetesën, si kthehet Kastrioti në Superiore

Kastrioti kthehet pas 4 vitesh mungesë në Kategorinë Superiore, ku kishte qenë për disa sezone radhazi protagonist para rënies. Por ekipi që vjen në këtë edicion ka disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me skuadrën që siguroi ngjitjen, pasi janë afruar e larguar lojtarë e trajneri, ndërsa ambiciet për të mos qenë thjesht kalimtarë ne elitën e futbollit shqiptar mbeten të njëjtat.

Klubi krutan ka filluar një projekt me shumë futbollistë të rinj, të cilët shpreson që t’i kthejë në protagonist të Superiores në këtë edicion dhe në ato në vazhdim. Siç ndodh rrallëherë në klube të tjera, krutanët kanë nënshkruar kontrata afatgjata me të gjithë futbollistët që i cilësojnë premtues për të ardhmen.

Skuadra
Në radhët e ekipit ka pasur disa ndryshime sa u përket emrave që kanë luajtur rregullisht në sezonin e kaluar, duke i dhënë lamtumirën mes të cilëve edhe lojtarë me eksperiencë si Malindi, Boci, Karakaçi apo Kabiru. Por gjithsesi, është ndërhyrë për të bërë afrime cilësore, me Rahim, Atsina, Stijepoviç, Domgjonin apo edhe huazimin e Shehit nga Teuta për të plotësuar radhët.

Duke ia bashkuar këto emra lojtarëve si Çela, Cana, Çutra, Kuka, Mziu e Marku, të cilët ishin boshti i ekipit në edicionin e kaluar, krutanët shpresojnë që të kenë ndërtuar një ekip i cili të mund të luftojë për objektivin minimal që i kanë vënë vetes, mbijetesën në këtë sezon, me shpresën që të kenë një bazë të mirë për edicionet në vazhdim.

Afrimet
Aleksandros Rahim, Çarls Atsina, Ersil Ymeraj, Dajan Shehi, Patrik Bardhi, Bruno Puja, Julian Shehu, Nikola Stijepoviç, David Domgjoni

Largimet
Alis Boci, Abaz Karakaçi, Samson Iliasu, Erik Ouma, Xhulian Ndreu, Endri Muçmata, Enco Malindi, Nifemi Kabiru, Argjend Xhafa, Remizion Keqi, Erkan Spahija, Denis Xhaferri.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Trajneri
Pas lamtumirës së Samuel Nikajt, me të cilin nuk u gjet akordi për rinovimin pasi ngjiti ekipin në Superiore, Kastrioti vendosi të kthente përsëri në drejtim Elvis Plorin, një emër i cili i kishte drejtuar edhe në sezonet e mëparshme krutanët duke i afruar me Superioren. Plori ka bërë një punë të mirë me lojtarët e rinj në vitet kur drejtonte te moshat e Vllaznisë dhe është vlerësuar edhe në klubet e Tërbunit, Burrelit e vetë Kastriotit për vitet që ka drejtuar. 40-vjeçari vlerësohet si një prej trajnerëve të së ardhmes që do të shihet në vazhdimësi rregullisht në elitën e futbollit shqiptar,

Problemet
Problemi kryesor për Kastriotin në këtë edicion është se vjen i paragjykuar për të rënë në fund të sezonit, siç ndodh shpesh me klubet që ngjiten nga Kategoria e Parë. Zakonisht, klube të tilla “keqtrajtohen” edhe nga gjyqtarët ndërsa bëhen viktima të aleancave të skuadrave që kanë shumë vite në në Superiore. Duke pasur në përbërje shumë lojtarët të rinj, për Kastriotin do të jetë e rëndësishme që të mbajë të motivuar futbollistët sido që të jenë rezultatet në javët e para të kampionatit, për të mos u dorëzuar që në dhjetor. /E.K./vipsport.al/