Ajeti refuzon një ofertë nga jashtë Italisë, e ka ndarë mendjen për ekipin e ri

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, është duke u larguar nga Torino, por do të luajë sërish në Itali. Ai e ka marrë tashmë vendimin e për ekipin e ri dhe do të jetë pjesë e Leçes në Serinë B.

Ajeti ka një marrëveshje me drejtuesit e skuadrës që është ngjitur nga Seria C dhe për këtë arsye ka refuzuar një ofertë të fundit që i ka ardhur nga jashtë Italisë, por emrin nuk është bërë i ditur.

Mbrojtësi ka pranuar të luajë në një kategori më të ulët, por aty mund të aktivizohet rregullisht dhe kështu mund të kapë formën e tij më të mirë, për të qenë titullar edhe në Kombëtare. Marrëveshja e Ajetit me Leçen pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Më parë Torino ka refuzuar një ofertë nga Krotone për Ajetin, i cili te Leçe nuk pritet të kalojë në formë huazimi, sepse klubi torinez kërkon t’i shkëputë përfundimisht marrëdhëniet kontraktuale me lojtarin shqiptar. / Vipsport.al