Abazaj në stol për Anderlehtin, shqiptari po pret ende shansin e tij

Sapo përfundoi ndeshja e radhës e Andërlehtit në kampionat, që ishte e treta për kampionët belgë. Në radhët e gjigantëve të Anderlehtit, luan edhe mesfushori shqiptar, KRistal Abazaj, që u transferua gjatë merkatos së verës.

Ish-lojtari i Luftëtarit iu bashkua Anderlehtit për një shumë të konsiderueshme (750 mijë euro), por ende nuk ka luajtur asnjë minutë për ta.

Në dy sfidat e para, flitej se Abazaj ishte i dëmtuar, por dyshohej se nuk bënte pjesë në planet e teknikut të tij. E në ndeshjen e sapo mbyllur, Abazaj nuk u preferua sërish nga trajneri Vanhazebruk.

Mesfushori qëndroi përgjatë gjithë 90 minutave në stol dhe është ende në pritje të mundësisë për të treguar vlerat që paraqiti te Luftëtari në kampionatin shqiptar./Veronik Istrefaj – vipsport.al/