Zyrtare/ Tirana nuk di të ndalet, rinovon një tjetër titullar

Pas rinovimit me Asion Dajën, Tirana ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët edhe me mbrojtësin Dorian Kërçiku i cili ka rinovuar me bardheblutë edhe për dy vite të tjera.

Lajmi u bë zyrtar në rrjetin social “Facebook” nga vetë faqja e Tiranës, ndërkohë që priten edhe të tjera rinovime dhe afrime në kampin bardheblu.

“Ka nënshkruar sot marrëveshjen e re për t’u bërë zyrtarisht edhe për dy vite të tjera bardheblu. Në ambientet e klubit, Dorian Kërçiku ka rinovuar sot kontratën që e bën pjese të projektit për Tiranen Superiore”, shkruhej në postimin e klubit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/