Zyrtare/ Te Teuta fillon merkatoja, largohet portieri golashënues

Klubet e Kategorisë Superiore kanë nisur përgatitjet për sezonin e  ardhshëm, ku përveç merkatos hyrëse, ka pasur edhe shumë largime nga ekipet e ndryshme.  Këtë herë, merkatoja dalëse ka prekur durrsakët e Teutës pasi është larguar zyrtarisht portieri Shpëtim Moçka.

Lajmi për largimin e tij u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Teutës në rrjetin social “Facebook”. Moçka ka qenë prej disa sezonesh pjesë e klubit durrsak dhe me paraqitjet e tij, ka arritur të jetë titullar, pavarësisht se konkurrencë ka pasur edhe me portierin e Shpresave, Kastrati.

Moçka njihet edhe për daljet e tij në sulm, ku në sezonin e fundit shënoi një gol ndaj Partizanit, madje arriti të asistonte edhe në një takim tjetër. Me shumë mundësi, Moçka do të largohet drejt Kosovës, aty ku kanë ikur dhe shumë të tjerë.

“Klubi i Futbollit Teuta ka ndërprerë bashkpunimin me portierin Shpetim Mocka. Mocka ka qenë njëkohësisht dhe golashënuesi i nje goli gjatë sezonit që lam pas. KF Teuta e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron atij suksese në karierë!”, shkruhej në njoftimin e Teutës. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/