Zyrtare/ Taulant Seferi nis një aventruë të re, largohet nga Jang Bojs

Futbollisti i Shpresave, Taulant Seferi duket se nuk po arrin të gjejë rehati te Jang Bojsi, duke qenë se pas një huazimi te skuadra e Vohlenit në Ligën e Dytë zvicerane, ka ardhur një tjetër huazim.

Ai u bashkua me Jang Bojsin me mbylljen e sezonit, por e ardhmja e tij duket se është shkruar jashtë verdhezinjve. Së fundmi, gjigandët zviceranë e kanë huazuar Seferin në Ligën e Dytë, te skuadra e Veitenfurthit.

Ai do të luajë me skuadrën e Ligës së Dytë deri në fund të sezonit që po vjen, duke shpresuar që të ketë më shumë minuta në këmbë, duke qenë se duhet të bindë edhe trajnerin Kristian Panuçi për një ftesë, pasi ai ka kaluar moshën për të luajtur me U21. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

more recommended stories