Zyrtare/ Rexhinaldo firmos me Kukësin, i gatshëm për Karabakun

Kukësi duket se me ndryshimin e trajnerit, do të rinisë edhe njëherë punë nga merkatoja, pasi shumë afrimeve që janë bërë pak javë më parë, i është bashkuar edhe ish-sulmuesi i Laçit, Rexhinaldo.

Ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare me verilindorët dhe pritet të bashkohet me skuadrën gjatë javës së ardhshme dhe menjëherë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Cungu, për të nisur përgatitjet për ndeshjen me Karabakun.

“I bashkohet dhe një tjetër sulmues, FK Kukësit!

Klubi jonë ka arritur të mbyllë një marrëveshje ditën sotme me Reginaldo Artur Faife.28-vjeçari luan në rolin e sulmuesit dhe ka firmosur një kontratë një-vjeçare me FK Kukësin. Të hënën pritet ti bashkohet ekipit tonë para ndeshjes së raundit të dytë të ligës së kampioneve kundër ekipit Qarabag të Azerbaixhanit”, shkruhej në njoftimin e klubit verilindor. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/