Zyrtare/ Luis Hamilton rinovon me Mercedesin edhe për dy vjet të tjera

Aventura e pilotit anglez Luis Hamilton me Mercedesin do të vazhdojë. Skuderia gjermane ka dhënë lajm zyrtar të zgjatjes së kontratës edhe për dy vjet të tjera me pilotin britanik.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë piloti: “Rinovimi ishte vetëm një formalitet. Bëj pjesë te kjo familje prej 20 vjetësh dhe nuk jam ndjerë kurrë më parë më i lumtur se tani. Do të vazhdoj të punoj për të fituar më shumë”, – ka thënë Hamilton.

Të dyja palët janë shumë të lumtura për zgjatjen e kontratës dhe tani synojnë të arrijnë të tjera suksese së bashku.  / Vipsport.al