Zyrtare/ Kamza bën goditje në merkato, firmos një sulmues

Kamza duket se ka bërë një goditje në merkato, duke firmosur me një sulmues 24-vjeçar i cili vjen nga kampionati maltez, aty ku ka luajtur për skuadrën e Birkikarasë.

Ognjen Roloviç është sulmuesi malazez i cili ka firmosur sot me Kamzën dhe do të vihet menjëherë në urdhrat e trajnerit, Bledar Devolli. Ai pritet të zërë vendin e Plakut në formacion dhe mbetet për t’u parë se sa do të arrijë të ambientohet me futbollin në Shqipëri.

Në sezonin e fundit, ai është aktivizuar në 8 takime në kampionat me skuadrën malteze, ku ka shënuar edhe 3 gola, ndërkohë që në kupë ka shënuar një gol ndaj rivales së Kukësit në turin e parë, Valetës. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/