Zyrtare/ Ish-mbrojtësi i Kukësit firmos me Llapin në Kosovë

Merkatoja e klubeve shqiptare ka hyrë në një fazë të nxehtë jo vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe në Vala-Superliga të Kosovës. Kështu, ish-mbrojtësi i Kukësit, Bujar Idrizi ka firmosur një kontratë me skuadrën e Llapit, duke u rikthyer edhe njëherë në Podujeve për një viti.

Ai u transferua në fillim të sezonit të kaluar te Kukësi, ku pas një viti të mirë, u largua sërish drejt Kosovës. Megjithëse roli i tij natyral është mbrojtës, trajneri i Kukësit, Peter Pakult e ka përdorur shpesh herë edhe në mesfushë si anësor.

Ky është rikthimi i dytë i Idrizit te Llapi, duke qenë se më parë ka luajtur për to, para se të transferohej në Trepçë. Idrizi shihet si një futbollist që mund të bëjë mirë, që skuadra të arrijë në objektivat që ka pasur. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/