Zyrtare/ Ajeti lihet lojtar i lirë nga Torino, gati firma me klubin italian

E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqip[tare, Arlind Ajeti duket se ka filluar të qartësohet tashmë, pasi klubi i cili zotëronte kartonin e tij, Torinoja ka vendosur që ta lërë 24-vjeçarin si një lojtar të lirë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë mediat pranë klubit, të cilat raportojnë se “granatat” nuk kanë pranuar që të rinovojnë kontratën e mbrojtësit edhe për një vit tjetër, që do të ishte dhe sezoni i tretë. Drejtuesit torinez i kishin kërkuar Ajetit që të gjente një skuadër të re dhe ky i fundit ishte pranë kalimit te Nimes në Francë, por që ai transferim dështoi.

Me këtë lirim nga Torinoja, Ajeti mund ta ketë më të lehtë të firmosë me skuadra të reja, duke qenë se nuk ka më hendek mes klubit dhe lojtarit. Ai po diskuton mundësinë e transferimit te Krotone, aty ku edhe mbylli sezonin e fundit edhe pse në fakt nuk ishte sezoni më i mirë. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

more recommended stories