VIDEO/ Suedia gjendet “e shpërfytyruar” në çerekfinale, Anglia e kalon pa u sforcuar

Anglia ka arritur të kalojë në gjysmëfinale pa u sforcuar shumë, teksa ka mundur me rezultatin 2-0 Suedinë.

Një Suedi që kishte surprizuar që në fillimin e Botërorit, pasi ia mohoi mundësinë e pjesëmarrjes Italisë. Surpriza vazhdoi edhe në grupet e këtij turneu, pasi kryesuan grupin e Gjermanisë, ndërsa më pas eliminuan edhe Zvicrën.

Por teka pritshmëritë për suedezët u rritën ndjeshëm, në atë moment ka ardhur edhe zhgënjimi i tyre. Anglezët kanë fituar me rezultatin 2-0 në takimin e sotëm, përballë një Suedie të shpërfytyruar që ishte shumë larg përsëritjes së vetvetes në takimet e fundit.

Përveçse disa rasteve për t’u përmendur në pjesën e dytë, futbollistët e Anderson e kanë merituar largimin nga ky turne gjatë ditës së sotme. Nga ana tjetër, Anglia do të vazhdojë rrugën për të bërë ëndrrën realitet, pasi Kupa e Botës kërkohet të rikthehet në vendin ku lindi futbolli. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Suedi-Angli 0-2 (Maguire 30′, Alli 58′)

Suedi: Olsen, Lindelof, Granqvist, Augustinson, Larson, Ekdal, Berg, Forsberg, Krafth, Claeson, Tovionen

Angli: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Lingard, Henderson, Kane, Sterling, Trippier, Young, Dele