VIDEO / Shënon supergol, zv.trajneri i Shqipërisë çon Italinë në finalen e Botërorit të legjendave

Italia mungoi në Botërorin e vërtetë por në atë të legjendave që po zhvillohet në Moskë, ka arritur deri në finale. Protagonist në këtë arritje të veçantë është pikërisht zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Marko Kaseti, i cili është pjesë e përfaqësueses italiane.

“Legends SuperCup” ishte një turne me 8 skuadra që luhej 6 kundër  6 në një fushë të reduktuar dhe Kaseti ishte një prej të ftuarve për këtë edicion të parë. Në gjysmëfinalen kundër SHBA-së, Kaseti ishte vendimtar duke shënuar golin e fitores 3-2 të Italisë me një goditje spektakolare pas asistit të Xhixhi Di Biaxhios.

Tashmë Italia shkon në finale ku e pret përfaqësuesja e Rusisë, për të fituar trofeun e këtij aktiviteti që u organizua si pjesë e aktiviteteve para finales së Botërorit. /vipsport.al/