VIDEO/ Marselo nuk rri dot, tani viral bëhet kërcimi i brazilianit në rrugë

Mbrojtësi i majtë i Realit të Madridit, Marselo, është një personazh, kjo nuk ka diskutim. Ai vazhdon të bëhet protagonist i videove virale në rrjetet sociale dhe një të fundit sapo e ka bërë.

Me djalin e tij, që nuk i ndahet kurrë, ashtu si dhe në videon e famshme me koshin në dhomat e zhveshjes së Realit, Marselo ka nisur të kërcejë në rrugët e Madridit, sapo ka zbritur nga makina e tij.

Tashmë të gjithë janë mësuar me tipin e brazilianit, i cili bën shumë humor dhe nuk rri do të bërë diçka. Situatat komike vijnë shumë spontanisht për lojtarin e Realit./ Vipsport.al