VIDEO/ “Kur largohen kampionët”, në Rusi e vuajnë ikjen e Francës

Botërori që lamë pas, padyshim që ka qenë një ndër më të bukurit dhe ndër më surprizuesit në histori, duke qenë se është shoqëruar nga çudira të ndryshme gjatë gjithë turneut.

Në fund, Franca arriti të fitonte ndaj Kroacisë, duke bërë të sajën Kupën e Botës, por mesa duket, përveç se në fushë, francezët janë nj shembull për t’u ndjekur edhe jashtë saj. Ekipi i Francës ka qenë i akomoduar në një ndër hotelet luksoze të Rusisë dhe marrëdhënia e futbollistëve me stafin, duket se ka qenë me të vërtetë shembullore.

Ditën që stafi me lojtarët janë larguar nga hoteli, të gjithë punonjësit kanë dalë duke i përcjellë, ndërkohë që nuk kanë munguar as lotët nga fakti që një skuadër fantastike me lojtarë fantastikë, por largohej. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/