VIDEO/ “It’s coming home”, Pogba tallet me Anglinë

Festa e Francës pas triumfit në Kupën e Botës, ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit si në sheshin e madh të “Champ-Elysee” në Francë, po ashtu edhe në rrugët e Moskës e kudo tjetër ku ka francezë.

Legjitime është edhe festa e futbollistëve, të cilët arritën të bënin historinë në këtë kampionat Botëror, duke u renditur në vendin e parë falë triumfit 4-2 ndaj Kroacisë. Në videot e ndryshme të postuara në rrjetet sociale, shihet mesfushori i Mançester Junajtid, Pol Pogba i cili në festë me Kupën e Botës, bën thirrjen e famshme të Anglisë “It’s coming home”.

Në fakt, kjo shprehje nisi të merrte jetë këtë Botëror te Anglia, duke qenë se ata arritën deri në gjysmëfinale dhe Kupa e Botës dukej çdo ditë e më tepër që po shkonte në shtëpi, por edhe këtë Botëror, në shtëpi shkoi vetëm kombëtarja angleze. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/