VIDEO/ Ish-futbollisti i Skënderbeut si oktapodi Pol, parashikoi katër gjysmëfinalistët

Të gjithë e mbajnë mend oktapodin Pol, që me parashikimet e tij, arriti të bëhej i famshëm, duke qenë se gjeti një numër të madh ndeshjesh në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010.

Duke qenë se në Shqipëri nuk ka një oktapod parashikues, ne kemi ish-futbollistë të cilët janë parashikues fantastikë. Bëhet falë për ish-futbollistin e Skënderbeut, Erbim Fagu i cili ka arritur të parashikojë saktë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Botërorit që po mbahet në Rusi.

Në emisionin “Botërori në Tring”, Fagu parashikonte se skuadra gjysmëfinaliste do të jenë Kroacia, Anglia, Belgjika dhe Franca, ndërkohë që në mënyrë surprizë la jashtë Suedinë, Brazilin apo edhe Rusinë. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

more recommended stories