VIDEO/ Franca është gjysmëfinalistja e parë, Uruguai largohet mes lotëve dhe krenarisë

Në stadiumin “Nizhni Novgorod” është luajtur çerekfinalja e parë e Kupës së Botës, ku Franca ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Uruguait.  Pavarësisht dëshirës dhe shpirtit të sakrificës të treguar nga ana e futbollistëve të Uruguait, kjo nuk ka mjaftuar që grupi i lojtarëve të Tabarez të shkojë më tej.

Varane dhe Grizman ishin autorët e golave, që e dërguan trajnerin Deshamp në gjysmëfinalen e këtij turneu dhe kjo mund të konsiderohet një arritje për këtë trajner, pasi Botërori i Rusisë ka dhënë verdikte surprizuese.

Në fund ka lot te tifozët dhe lojtarët e Uruguait, por duke parë Botërorin e bërë nga ana e tyre, duhet të largohen me krenari nga ky turne. /vipsport.al/

Uruguai-Franca 0-2 (Varane 40′, Grizman 60′)

Uruguai: Muslera, Laxalt, Godin, Gimenez, Kaseres, Vesino, Torreira, Nandez, Bentakur, Stuani, Suarez
Trajner. Oskar Tabarez

Franca: Loris, Pavard, Varane, Umtiti, Lukas, Pogba, Kante, Mbape, Grizman, Toliso, Zhirud
Trajner. Dider Deshamp