VIDEO / Episodi i çuditshëm para finales, gjyqtari: Zgjedh Rusinë apo Coca-Cola?

Pak çaste para fillimit të finales së Botërorit 2018 mes Francës dhe Kroacisë, ka pasur një dialog mjaft të çuditshëm që u dëgjua ndërsa gjyqtari Nestor Pitana po komunikonte me kapitenët e të dy skuadrave, Hugo Loris dhe Luka Modriç.

“Rusinë apo Coca Cola”, ishte pyetja e tij në gjuhën spanjolle për të dy lojtarët. Në fakt, kjo i referohej monedhës që mbante në dorë, me të cilën do të hidhte shortin për të caktuar fushën dhe atë që do të shkelmonte topin e parë nga qendra.

Monedha që mbante në dorë ishte e bërë posaçërisht për këtë sfidë nga FIFA, e cila kishte vendosur në një krah pamje nga Rusia ndërsa në tjetrën logon e pijes që është sponsor i aktivitetit.

Sa për informacion, Coca Cola fitoi shortin dhe francezët vendosën të mbanin fushën ku kishin bërë nxemje, duke i kaluar kroatëve topin e parë. /vipsport.al/