VIDEO/ Akhmat Grozni mund Birminghamin, protagonist bëhet Odise Roshi

Odise Roshi po kalon një formë mjaft të mirë me rusët e Akhmat Groznit duke qenë sërish vendimtar në ndeshjen miqësore që skuadra e tij fitoi ndaj anglezëve të Birminghamit me rezultatin minimal 1-0.

Goli i fitores u shënua në minutën e tretë nga Rodolfo me anë të një penalltie, por ka qenë pikërisht Roshi, ai i cili arriti të fitonte këtë penallti.

Pasi arriti të merrte mirë topin, Roshi doli i vetëm përballë portierit dhe ky i fundit në tentativë për të ndalur topin, kapi këmbët e Roshit duke shkaktuar penallti, e cila u konvertua në gol dhe ën fitore për skuadrën e Roshit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/