Trajneri Southgejt i ka bindur anglezët, drejt rinovimit deri në 2022-shin

Anglia u ndal në gjysmëfinale të Kupës së Botës, duke u eliminuar nga Kroacia. Në ndeshjen për vendin e tretë u mund nga Belgjika, por misioni i britanikëve deri diku konsiderohet i përmbushur.

Trajneri i kombëtares së “Tre luanëve”, Gereth Southgejt, ka bindur me punën e tij në krye të skuadrës dhe “Telegraph” shkruan se Federata është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës. Southgejt pritet të rinovojë deri në vitin 2022, pasi Federata duket e kënaqur me vendin e 4-t në Botërorin e Rusisë.

Kështu, trajneri aktual do të vazhdojë ta drejtojë Anglinë edhe në Botërorin e Katarit. Martin Glen ka deklaruar se Southgejt do të qëndrojë gjatë në stolin e kombëtares angleze dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës. / Vipsport.al