Tjetër bamirës nga kampionët francezë, Dembele i dhuron një xhami vendlindjes së nënës

Sapo është shpallur kampion Bote me Francën, por është shumë i lidhur me vendet e origjinës së tij, që në fakt janë më shumë se një. Babi i tij është me origjinë nga Mali, kurse nëna nga Mauritania.

Ousmane Dembele, sulmuesi i Barcelonës dhe Francës, refuzoi kërkesën e Mauritanisë për të luajtur me të, por në një farë mënyre po e shlyen borxhin ndaj vendlindjes së nënës së tij.

Në rajonin e Diaguily, në jug të Mauritanisë, në kufi me Senegalin, lojtari francez ka vendosur të financojë ndërtimin e një xhamie. Dhe këtë dhuratë e ka bërë me zemër. / Vipsport.al