Te Shkupi mbizotëron optimizmi, Ramadani: Nuk kemi respekt për Rejnxhërs

Shkupi do të presë nesër në stadiumin “Filipi i Dytë” gjigandët skocezë të Rejnxhërsit, që drejtohen nga legjenda e Liverpulit, Stiven Xherard në kuadër të këtij takimi, trajneri i Shkupit, Zekirija Ramadani ka dalë në konferencë për mediat.

Ai shprehet se është optimist për këtë takim, duke treguar se Rejnxhërs nuk do të respektohet në fushën e blertë, pasi do të synohet vetëm kualifikimi.

“Si fillim donim që të rikuperonim ekipin dhe të përmirësojmë gabimet nga ndeshja e parë. Nëse arrijmë të përsërisim lojën e ndeshjes së parë, unë jam i bindur se do të jemi më mirë, shpresojmë të jemi më agresiv para portës kundërshtare. Shpresoj që të paktën të zhbllokojmë rezultatin gjatë pjesës së parë, të paktën 1:0, rezultat ky që do të na jepte shpresa ë shumë.

Nuk do të kemi respekt në fushë, ndërsa si skuadër patjetër, pasi edhe vetë emri Rejnxhërs, të bën që ta respektosh. Unë jam optimist, pasi shumë ndeshje që kemi parë, madje edhe nga 0:2, skuadrat kanë arritur të kalojnë”, tha mes të tjerash Ramadani. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/