Të gjithë të çmendur pas Rebiç/ Bajerni e do me çdo kusht, por edhe anglezët e italianët

Ante Rebiç ishte një nga lojtarët që spikatën në Botërorin e Rusisë, duke shkuar deri në finale me Kroacinë e tij. Trajneri Daliç i besoi vendin e titullarit në çdo ndeshje, pasi e bindi forma e tij më shumë se ajo e Kramariç.

Dhe ajo paraqitje ka ndikuar që kërkesat në merkato për kroatin e Eintraht Frankfurtit të rriten ndjeshëm. Bajerni i Mynihut, që merr çdo element që evidentohet në Bundesligë, nuk do që t’i shpëtojë talenti kroat, i cili luan si sulmues anësor.

Por Rebiç është vënë në shënjestër edhe të disa klubeve të tjera të mëdha nga Anglia, siç janë Mançester Junajtid dhe Arsenali. Përveç këtyre ekipeve, “Sport Bild” bën me dije se së fundi për kroatin po punon edhe Napoli i Ançelotit. E sigurt është që Rebiç do të largohet nga Eintrahti dhe mbetet për t’u parë se cilën skuadër do të zgjedhë talenti kroat. / Vipsport.al