Tare “peshkon” në Brazil dhe Belgjikë, por “mister x” i Lacios është një njohje e vjetër

Igli Tare është në kërkim të lojtarit që do të zërë vendin e brazilianit Felipe Anderson te Lacio. Në listën e tij janë disa emra, por cili do të jetë “Mister X” i drejtorit sportiv të Lacios.

Tare ka kohë që ndjek brazilianët Luan dhe Leo Çitadini, por së fundi po monitoron edhe profilin e Hans Vanaken, trekuartistit të Bryzhit.

Por “mister X” që mund të rritë entuziazmin e tifozëve mund të jetë një tjetër. Tare dhe Lotito duan të bëjnë një goditje të rëndësishme dhe po mendojnë të kthejnë në Itali Sebastian Xhovinkon, aventura e të cilit në Mls duket se ka përfunduar.

Ish-lojtari i Parmës dhe Juventusit, 30 vjeç, ka një kontratë që i përfundon në vitin 2019 me Toronton dhe Tare në këtë rast duhet të punojë jo pak për të arritur marrëveshjen. Alternativa e tij është Papu Gomez i Atalantës, siç bën me dije “Il Messaggero” në Itali. / Vipsport.al