Suad Sahiti prezantohet në Greqi, Skënderbeu mban 30% të vlerës së kartonit

Kosovari i Skënderbeut, Suad Sahiti, është prezantuar sot me skuadrën e tij të re ne Greqi, me Larisën. “Korça Sot” ka publikuar edhe foton, ku Sahiti dhe drejtori sportiv i klubit korçar, Haris Fakiç, shfaqen bashkë me presidentin e klubit grek.

Mesfushori-sulmuesi ka kaluar analizat mjekësore dhe ka firmosur kontratën e re 3-vjeçare me ekipin e Larisës, ku shpreson të shpërthejë dhe më pas të kalojë në një skuadër më të mirë. Klubi korçar ka mbajtur ndërkohë edhe 30% të vlerës së kartonit, që do të thotë se nëse Sahiti do të shitet nga Larisa, korçarët do të fitojnë sërish.

Nuk është bërë e ditur nga klubit korçar se çfarë shifre ka paguar Larisa për të marrë futbollistin, që sezonin e kaluar luajti pak minuta me Skënderbeun, ku erdhi për të zëvendësuar Latifin.