Shpërthen skandali në Rusi, anulohet blerja e lojtarit për shkak të racizmit

Rusia bëri një figurë të mirë në Botëror, ku gjithçka shkoi mirë dhe vendi organizator mori vlerësime, por në këtë moment ka shpërthyer një skandal. Nuk ka të bëjë me Botërorin, por me blerjen e një lojtari, që është anuluar, sepse në ekip pranohen vetëm të bardhë dhe një lojtarë me ngjyrë.

Torpedo Moska kishte blerë praktikisht mbrojtësin 19-vjeçar Erving Botaka, por tifozët më të thekur të skuadrës janë vënë kundër klubit për shkak të origjinës së lojtarit dhe faktit që ai është me ngjyrë. Nuk është hera e parë në fakt që në vendet lindore ndodh diçka e tillë.

Mbrojtësi Botaka në fakt ka lindur në Rusi, por është me origjinë kongoleze. Ai është federuar nga Torpedo Moska, një skuadër historike e futbollit rus, por reagimi i tifozëve më ekstremistë të saje ka anuluar blerjen. “Duam vetëm të bardhë në skuadër”, – ishte thirrja e grupit të ultrasve “Zapad-5”. Situata e krijuar e detyroi klubin rus të bëjë hapa prapa. / Vipsport.al