Sfilitje për Tiranën, faza përgatitore zhvillohet e gjitha në kryeqytet

Tirana është kthyer në Superiore dhe të gjithë presin që skuadra më e titullar në Shqipëri të kthehet në ditët e saj më të mira, duke luftuar për trofe. Deklaratat e drejtuesve të saj dhe trajnerit Ze Maria flasin për një skuadër kompetitive, por shenjat nuk janë edhe aq premtuese.

Tirana është ndoshta e vetmja skuadër, që nuk do të stërvitet në kushte më të mira klimaterike, por do të qëndrojë në kryeqytet. Përgatitjet e sezonit të ri do të bëhen në kushte shumë të vështira, në temperatura të larta. Nuk është se ky element vendos gjithçka, por është një tregues i qartë i pamundësive të bardhebluve për t’i bërë gjërat si duhet.

Po ashtu,e dhe në merkato nuk është se janë bërë lëvizje të forta. Imami, Bllazhevski dhe afrikanët nuk është se japin siguri për një Tiranë kompetitive. Për më tepër, lojtarët afrikanë ende nuk janë bashkuar me grupin.

Për të pretenduar vërtet trofe, drejtuesve të Tiranës u duhet të bëjnë disa blerje vërtet me peshë. / Vipsport.al