Reagime të ashpra nga Fiorentina: Milani në Europë? Një grusht i fortë për rregullat!

KAS-i i dha të drejtën Milanit të luajë në Europa League dhe ajo që e pëson në këtë rast është Fiorentina, që mbetet jashtë kupave të Europës. Dhe menjëherë kanë ardhur reagimet nga skuadra nga Firence, ku e para ka folur me shumë indinjatë Rita Antonjoni, bashkëshortja e menaxherit të klubit, Xhankarlo Antonjoni:

“Fiorentina e meritonte Europën dhe tani kuptohet që rregullat nuk janë njësoj për të gjithë. Për ta çuar Fiorentinën në C2 nuk u menduan fare. Ky futboll është i sëmurë dhe nuk më pëlqen më”. Rita  Antonjoni e ka shprehur në Facebook indinjatën e saj pas vendimit të KAS-it.

“Çfarë drejtësie është kjo? Bëni si të doni! Ky është një grusht i fortë për rregullat. Një palaçollëk”, – ka shtuar ajo.  / Vipsport.al