Rakitiç nuk i del e keqja: Na shënuan 4 gola me 3 gjuajtje!

Ivan Rakitiç ka qenë padyshim një nga protagonistët e ecurisë mbresëlënëse të Kroacisë në Rusi 2018. Megjithatë, mesfushori ballkanas mendon se ekipi mund të bënte më shumë dhe se Franca kishte qenë shumë me fat në përballjen finale në “Luzhniki”.

“Ne ishim skuadra më e mirë në pjesën e parë, po sulmonim, por sot ishim pa fat. Ata na kanë shënuar 4 gola nga tre gjuajtjet e tyre në portë. Por gjithsesi e përgëzoj Francën, e merituan trofeun”, tha mesfushori kroat pas ndeshjes,.

Një lojtar që largohet pa asnjë peng, duket se është Sime Vrsaljko. “Kemi luajtur 90 minuta dhe kemi lënë zemrën në fushë, ndaj nuk mund të fajësojmë askënd. Uroj që këtë ta ndjejë e gjithë Kroacia. Ky është futbolli, mendoj se kemi bërë diçka që do të kujtohet gjatë në futbollin kroat”, ishin fjalët e futbollistit pas ndeshjes. /vipsport.al/