Presidenti Perez “fshin” Ronaldon, flet për përforcime fantastike te Reali

Te Reali ka nisur një epokë e re, epoka post Kristiano Ronaldo. Sot klubi i madh spanjoll ka prezantuar Alvaro Odriozolën si blerjen e tij të re, ndërsa presidenti Florentino Perez ka folur për blerje fantastike, por pa përmendur emra konkretë.

“Kemi një grup shumë të mirë, që do të forcohet me lojtarë fantastikë”, – ka thënë Perez. Pasi humbi Kristiano Ronaldon, presidenti i Realit ka premtuar afrime të mëdha: “Askush nuk besonte se do të fitonim një tjetër Champions, por po përjetojmë një nga etapat të historisë së klubit. Po përjetojmë një periudhë legjendare dhe tani sfida jonë është të vazhdojmë kështu”.

Dhe me afrimin e mundshëm të Hazard dhe Kurtua do të ishte një Real shumë i fortë, pavarësisht largimit të Ronaldos. / Vipsport.al