

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinard Grindel, ka folur për çështjen e mesfushorit Mesut Ozil, i tërhequr tashmë nga kombëtarja pas shumë e shumë polemikash, sidomos pas deklaratave të tij për racizëm.
Grindel ka pranuar se është vepruar gabim në këtë histori, duke iu referuar ngjarjes që lidhet me foton e Ozilit me Presidentin e Turqisë, Erdogan. “Po, ka pasur një abuzim dhe slogane raciste për atë foto, – ka thënë Grindel. – Si president, duhej ta kisha thënë me forcë atë që është evidente për mua personalisht dhe për ne si federatë: çdo deklaratë e karakterit racist është e patolerueshme dhe e papranueshme”.
Ozil deklaroi largimin nga kombëtarja gjermane të dielën e kaluar dhe kritikoi Federatën për mënyrën si e ka trajtuar: “Në sytë e Reinard Grindel, presidentit të Federatës, unë jam gjerman kur fitojmë dhe një emigrant kur humbim”, – tha atëherë mesfushori me origjinë turke. / Vipsport.al
more recommended stories
UEFA nuk ka dyshime: “VAR” vetëm do të përmirësohet, nuk ka kthim pas
Sistemi “VAR” u krijua për të.
Rrëzohet në shtëpi dhe hyn në operacion, ylli i Dortmundit mbyll vitin para kohe
Në një kohë kur Dortmundi luan.
VIDEO / Trajneri rumun shpërthen në konferencë: Kur më përmendni familjen, nuk rri duarkryq
Rezultatet e dobëta të skuadrës së.
Ançeloti: Jemi në moment të vështirë, nuk mjafton as rezultati në Champions
Napoli po kalon një moment shumë.
Leave a Comment