Po vraponte më shpejt se duhej, blerja e Napolit ndërrohet pas 35 minutash

Futbollistët duhet të vrapojnë shpejt, por jo dhe aq shpejt, sepse mund të dëmtohen. Dhe kur e kalojnë shpejtësinë, është sistemi GPS që i ndalon. Dhe funksionon. Ka ndodhur kështu gjatë një miqësoreje të Napolit, kur stafi i Karlo Ançelotit, që përbëhet nga 8 persona, ka ndaluar Simone Verdin, blerjen e re të Napolit..

Nga lart, Montanaro, njëri nga pjesëtarët e stafit që merret me telekamerat, ka vënë re lëvizjet “anormale” të Verdit, pas sinjalizimit të GPS-së. Sinjali shkon te trajneri Ançeloti dhe shmanget rreziku. Rreziku është se Verdi, duke vrapuar shumë shpejt, për shkak të acidit laktik, mund të bëjë ndonjë tërheqje muskulore, kështu që pas 35 minutash lojë është ndërruar.

Makina muskulore po shkonte më shpejt se duhet, përtej xhirove normale, ndaj dhe ishte më mirë që Verdi të ndalonte aty. Kështu, teknologjia i vjen në ndihmë trajnerit nAnçeloti dhe stafit të tij. / Vipsport.al