Pësoi 8 gola në 2 ndeshje, trajneri Kostiç: Ky është Luftëtari i sezonit tjetër

Luftëtari u eliminua turpshëm nga Europa League, duke humbur me rezultatin e përgjithshëm 8-3 përballë letonezëve të Ventspilsit. Humbja 5-0 në Letoni, u pasua nga nja barazim 3-3 në “Elbasan Arena”.

Në një prononcim pas ndeshjes, trajneri i Luftëtarit Milosh Kosiç u shpreh se kjo ndeshje i ka shërbyer për të provuar lojtarë të rinj të cilët do t’i ketë për kampionat dhe se ky grup që luajti sot, është ai do të luajë në kampionat.

“Ne u mundëm që ndeshjen e parë dhe e dinim se është e vështirë dhe sot  u eliminuam zyrtarisht. E nisëm mirë por u shthurëm pas golit të parë dhe ashtu erdhi goli i tretë.

Bregu? Ishte ndryshim taktik pasi të gjithë e dinë se çfarë lojtari është ai por duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, mendova të bëj prova për kampionatin që vazhdon për një muaj. Them se ishte e pamundur të përmbysësh 5-0 dhe menduam që ta përdorim në shërbim të kampionatit.

A është ky Luftëtari i sezonit? Presim lojtarë të tjerë të cilët do të bashkohen shumë shpejt por boshti i skuadrës është ai që ju patë sot”, u shpreh Milosh Kostiç. /Vipsport.al/

more recommended stories