Partizani mbërrin në Slloveni, synohet përmbysja historike

Gjatë mëngjesit të sotëm, Partizani ka mbërritur në Slloveni, aty ku do të luajë takimin e kthimit përballë Mariborit në kuadër të turit të parë eliminator në Ligën e Europës.

“Demat e kuq” do të synojnë të përmbysin humbjen e parë 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi” për të kaluar në këtë mënyrë në turin e dytë eliminator.

“Ekipi ka mbërritur në Slloveni, në prag të takimit të kthimit ndaj NK Maribor. Skuadra është akomoduar në Hotel “Habakuk” të qytetit të Maribor, rezidencë në të cilën do të qëndroj deri në 20 Korrik. Në orën 20.00 ekipi do të zhvillojë edhe seancën stërvitore në stadiumin “Ljudski vrt””, shkruhej në njoftimin e klubit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/