Panuçi: Largimi nga Reali ishte budallallëku më i madh i karrierës sime

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka folur për spanjollen “El Partidazo”, kua ka komentuar kalimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi, por edhe të kaluarën e tij te Reali i madridit.

“Kristiano do të fitojë edhe me Juventusin, sepse është shumë i mirë. Ai është më i miri në botë dhe kalimi në Itali është një lëviuzje shumë e zgjuar. Do t’u japë edhe lojtarëve të tjerë te Juventusi një shtysë për të bërë më shumë. Sezoni i Realit mund të jetë i vështirë, sepse është e vështirë të zëvendësohen trajneri Zidan dhe Kristiano Ronaldo.

Periudha ime me Realin ishte edhe kulmi i karrierës sime. Më vjen keq që u largova ashtu. Ishte lëvizja më e gabuar që kam bërë në karrierë”, – ka thënë Panuçi, trajneri i kuqezinjve, i cili si lojtar është aktivizuar edhe me Milanin, Romën dhe Çelsin. / Vipsport.al