Ozorio largohet zyrtarisht nga Meksika, nuk pranoi rinovimin e kontratës

Juan Karlos Ozorio është larguar zyrtarisht nga stoli i Meksikës. Federata Meksikane e Futbollit, me anë të faqes së saj zyrtare, ka bërë me dije se Ozorio është larguar pas tri vjetësh punë.

Ozorio vendosi të mos e rinovonte kontratën, që i skadonte pas përfundimit të Botërorit. Meksika e tij u eliminua nga Brazili në fazën e 1/8-ve, por largimi i trajnerit është zgjedhje e tij personale dhe jo një shkarkim për shkak të rezultateve.

Meksika befasoi që në ndeshjen e parë në Rusi, duke mundur Gjermaninë në grup. Tani mbetet të shihet cila do të jetë zgjedhja e Ozorios për vazhdimin e karrierës së tij. Ka pasur zëra që e çojnë atë te Kolumbia dhe Pekermanin tek Argjentina. / Vipsport.al